Rajon
Lajçak dhe Escobar, takim i vështirë me Vuçiç
“Takim i vështirë”. Me këtë togfjalësh e kanë përshkruar dy zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian ishte I pari që u takua me presidentin serb dhe pas gjysmë ore, atyre iu bashkua edhe i dërguari i SHBA.
“Pata një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm me presidentin Vuçiç. I përcolla mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet e dala nga dialogu duhet të zbatohen, përfshirë edhe Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes e vitit 2011” – tha Lajçak.
Për “takim të vështirë” foli edhe presidenti serb perms një video-adresimi në Instagram.
“Do të përpiqemi të ruajmë paqen, por asnjë sekond nuk do të devijojmë nga interesat tona jetike, kombëtare dhe shtetërore. Nuk dorëzohemi” – u shpreh Vucic.
Paraditen e 25 gushtit Lajcak dhe Escobar u takuan edhe me përfaqësuesit politikë të serbëve në Mitrovicën e Veriut ku përsëritën se nuk mund të ketë sërish tensione si më 31 korriku, kur disa serbë lokalë ngritën barrikada.
Pas tensionimit të situatës dhe sugjerimit të bashkësisë ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës e shtyu zbatimin e vendimeve të saj për 1 shtator.