Connect with us

Kosova

Lajçak: Duhet përshpejtim i implementimit të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, në një prononcim të shkurtër për media, ka njoftuar se me kryenegociatorin kosovar kanë diskutuar për nevojën e përshpejtimit të implementimit të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit.

“Arsyeja e vizitës ishte diskutimi se si të rifokusohemi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbis. Ne e kemi një marrëveshje dhe tani duhet te përshpejtojmë implementimin e saj, kjo është çështja parë që e kemi diskutuar” – ka deklaruar emisari, I cili theksoi se Çështja e dytë që u diskutua ka qenë Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Për Kosovën e Serbinë ky disbursim i fondeve është i kushtëzuar me angazhimin konstruktiv në dialog dhe këtu jam unë ai që duhet të bëjë këtë vlerësim për konstruktivitetin” – eshte shprehur Lajcak

I pyetur për raportin e Shefit të Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, për heqjen apo jo të masave ndëshkuese të Unionit ndaj Kosovës, diplomati sllovak, ka njoftuar se kjo çështje do të diskutohet të mërkurën në mes të vendeve anëtare të Unionit.

Gjithashtu, ai ka potencuar se personalisht është në favor të largimit të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“E kam bërë të qartë qëndrimin tim për sa i përket masave, kur kam rekomanduar që ato të hiqen. Por siç e thashë, nuk jam pjesë e këtij procesi, ky është vendim i shteteve anëtare. Qëndrimi im personal është që ato duhet të hiqen” – deklaroi emisari europian

Advertisement