Connect with us

Kosova

Lajçak e do urën të hapur/ Bislimi: Kosova respektoi rekomandimin e tij

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nëpërmjet një postimi në platformën “X” ka thënë se ekzekutivi kosovar ka respektuar rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë për hapjen e urës mbi lumin Ibër, përfshirë kërkesën e Emisarit Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë vizitës të fundit në Prishtinë.

“Në vizitën e fundit të emisarit Lajçak në Kosovë, më 19 qershor, gjatë takimit që e patëm, mbi urën e Ibrit ai deklaroi se nëse Kosova nuk preferon ta diskutojë përsëri këtë çështje në Bruksel, rekomandimi i tij ishte që  të zhvillohen diskutime të brendshme me serbët lokal në veri, për të adresuar implikimet e mundshme të sigurisë dhe shqetësimet e tyre”.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Bislimi ka shtuar se një partner i QUINT-it ka kërkuar që para hapjes për qarkullim të urës kryesore në Mitrovicë të ketë inspektime teknike. E pas realizimit të dy rekomandimeve shtesë, ai ka shtuar se BE-ja tani është duke e kërcënuar Kosovën nëse e hapë urën në bazë të marrëveshjeve dhe rekomandimeve të vetë BE-së.

“Një partner i QUINT-it shtroi kërkesën për inspektime teknike. Ne i kemi ndjekur të dyja këto rekomandime. Tani BE-ja kërcënon Kosovën, në rast se ajo zbaton vetë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE dhe rekomandimet shtesë”, ka shtuar ndër të tjera shefi i delegacionit kosovar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Advertisement