Connect with us

Rajon

Lajçak jep llogari dhe bën bilancin e dialogut Kosovë-serbi

Miroslav Lajçak, i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka treguar për agjendën e tij gjatë kësaj jave. Ndër tjerash ai ka përmendur edhe takimin në Bratislavë me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër i Kosovës – që përfundoi me marrëveshje Kosovë-BE, ku Kosova u pajtua me masat e de-përshkallëzimit të situatës në Veriun e Kosovës.

Në vazhdimësi të këtij procesi, emisari i BE-së paralajmëroi një takim në nivel negociatorësh, mes Bislimit dhe Petar Petkoviç.

Ky nuk ka qenë aktiviteti i vetëm i Lajçakut, pasi ai ka përmendur edhe Forumin vjetor të Dubravnikut, aty ka marrë pjesë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, duke e dhënë deklaratën që më u bë e famshme “BE-ja në aspektin e sigurisë është tigër prej letre”.

Por Lajçaku s’e përmendi fare kryediplomaten kosovare dhe vetem tregoi për takimin që kishte me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković dhe ministrit të jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

Për çështjen e dialogut Lajçak ndihmohet direkt edhe nga shefi i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borrell, si dhe disa shtete evropiane kanë emëruar enkas emisarë për dialogun Kosovë-Serbi.

 

Advertisement