Kosova
Lajçak mbërrin në Presidencë, nis takimin me Osmanin
Ka nisur takimi mes emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak dhe presidentes Osmani. Pas Osmanit, Lajçak do të takohet edhe me kryeministrin Kurti në orën 16:00.
Kjo është vizita e dytë e Lajçakut brenda një muaji, pasi ai në fillim të qershorit bëri një vizitë bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Lajçak pritet që të ripërsërisë kërkesat e Brukselit, sa i takon hapave drejt de-përshkallëzimit e të cilat nënkuptojnë largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, paralelisht me tërheqjen e protestuesve serb; largimin e kryetarëve të zgjedhur të komunave nga këto objekte dhe shpalljen e zgjedhjeve në veri.