Aktualitet
Lajçak: Me Kurtin OK, tani duhet dokumenti
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak ka folur për mediat pas takimit që ka patur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ai tha se palët duhet të pajtohen edhe për Aneksin e Implementimit, përndryshe marrëveshje s’do të mund të jetë obligative.
Ai u shpreh se ka patur një bisedë konstruktive dhe shumë të rëndësishme me kryeministrin Kurti për atë se si Kosova e sheh çështjen e implementimit dhe theksoi se ky takim I ka përmbushur pritshmeritë e tij përsa i përket këtij aspekti dhe se tashmë, ai e di shumë mirë se cilat janë ato cfare pret Kosova dhe se tashmë është koha për t’u fokusuar në finalizim.
Pasi të përfundojë hapi i finalizimit, Lajcak tha se do të pasojë formalizimi, por që fillimisht duhet përfundohet me finalizimin në një dokument të vetëm për të cilin palët do bien dakord.