Connect with us

Kosova

Lajçak ndryshon lojën/ Koha e humbur iku, tani mbyllen edhe dritaret e shpresës

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur në një panel diskutimi rreth procesit të negociatave mes dy vendeve si edhe për letrën që ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ia ka dërguar BE-së duke mos e konsideruar Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit si ligjërisht obligative

Lajcak ka thënë se BE-ja e ka thënë qartë që marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër janë ligjërisht obligative dhe ka potencuar se obligimet që dalin nga marrëveshja janë edhe pjesë formale e Kapitullit të 35-të për Serbinë, që nënkupton se janë edhe pjesë e raportit në mes të Serbisë dhe BE-së.

Emisari sllovak ka thënë gjithashtu se po humbet shumë kohë për të diskutuar diçka që s’është e rëndësishme.

“Sigurisht iu takon palëve që ta caktojnë se çfarë do të thotë normalizim. Marrëveshja që arritëm në Bruksel dhe Ohër është ligjërisht obligative në tërësinë e saj. Kjo iu është thënë palëve dhe ato janë pajtuar përgjatë takimit në Ohër.BE e ka thënë disa herë që marrëveshja është ligjërisht obligative dhe po humbim shumë kohë për diçka që s’është shumë e rëndësishme” – ka theksua emisari europian

I pyetur nga gazetari i ‘FAZ’-I gjerman Michael Martens, se perse Unioni vazhdon ndermjetesimin mes Kosoves dhe Serbise, nderkohe qe nuk ka asgje për t’iu ofruar në këmbim dy vendeve, Lajcak tha se do të pajtohej me këtë kosntatim nëse diskutimi do të bëhej para dy vitesh, por ka shtuar se tashmë loja ka ndryshuar dhe se BE-ja është serioze persa i përket anëtarësimit.

Sllovaku ka përmendur Planin e Rritjes, narrativen zyrtare për anëtarësim gradual dhe reformat për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Emisari i BE-së ka thënë se tashmë ka një dritare të hapur për të gjitha vendet dhe ka motivuar shtetet e Ballkanit Perëndimor ta shfrytëzojnë mundësinë.

“BE është serioze persa I përket anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. Unioni po merr hapa konkretë, Plani I Rritjes është një prej tyre. BE po bëhet gati për të pranuar anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor. Por kjo dritare e mundësisë s’do të jetë e hapur përgjithmonë. Kemi motivim më të madh për partnerët tonë që ta shfrytëzojnë këtë dritare. Perspektiva e qartë evropiane është prej levave që BE ka sot per sot” – ka potencuar emisari europian.

Advertisement