Kosova
Lajçak në ‘syrin e ciklonit’/ Eurodeputetët akuza kundër tij
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, ai holandez Thijs Reuten dhe austriaku, Thomas Waitz, kanë drejtuar kritika të ashpra në drejtim të ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian, në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Ata kritikuan qasjen në dialog, duke potencuar se presioni dhe kërkesat po i bëhen vetëm Kosovës, por jo edhe Serbisë.
Tre deputetët kërkuan shpjegim pse kërkesat po bëhen vetëm ndaj Kosovës dhe pse nuk ka pasur kurrë një pikëpamje të ekuilibruar si dhe kerkuan te informohen pse Bashkimi Evropian nuk bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të policëve të arrestuar.
Sipas tyre, Lajcak duhet të shpjegohet se si mund të konsiderohet një marrëveshje e suksesshme kur nuk është e nënshkruar nga dy palët.
Sipas tyre, emisarët me deklaratat dhe sjelljen e tyre kane krijuar pershtypjen se agresioni vjen nga ana e Kosovës, kurse në fakt ishin mercenarë nga Serbia ata qe kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it.