Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Lajçak: Tensionet po rriten, koha për deeskalim është tani

Bashkimi Evropian do të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shtensionohet situata në veri. Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se nuk mund të tolerojnë asnjë lloj destabiliteti dhe se koha për deeskalim të situatës është tani.

“Kjo kërkon tërheqje të njëkohshme të Policisë dhe të protestuesve nga komunat në veri të Kosovës, kryetarët të punojnë në hapësira alternative, zgjedhje të reja pa parakushte, duke përfshirë edhe hartimin e draft-statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dhe, normalisht presim edhe nga Serbia të përmbushë zotimet e veta… Është përgjegjësi e palëve që të ndërmarrin hapa për shtensionim dhe kjo është në interes të qytetarëve” – theksoi Lajcak, teksa dhe deklaroi se eskalimi i situatës po vazhdon

“Po shoh akte të dhunshme që përsëriten sepse eskalimi vazhdon. Jemi në  udhëkryq të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Është fatkeqësi që duhet të merremi prapë me menaxhimin e krizave në veri të Kosovës” – tha emisari europian

Me pas, duke folur për dhunën që protestuesit serbë ushtruan ndaj institucioneve të sigurisë, Policisë dhe KFOR-it, si dhe ndaj gazetarëve, Lajçak theksoi se presin hetim të mirëfilltë penal dhe dënim për të gjithë agresorët.

Sipas emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës është dëmtuar imazhi i vendeve që synojnë integrimin evropian.

 

 

Advertisement