Connect with us

Aktualitet

Lajçak viziton sot Kosovën dhe Serbinë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, viziton sot Kosovën dhe Serbinë dhe pritet të ketë një drake pune me kryeministrin Kurti dhe zevendes kryeministrin Bislimi me të cilët do të diskutojë për hapat e ardhshëm të dialogut, sidomos për avancimin rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

Lajçak e vizitoi Kosovën edhe 10 ditë më pare. Kohëve të fundit, zyrtarë të ndryshëm të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe kryediplomatin e BE-së, Josep Borell, kanë përshëndetur publikisht qëndrimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve që iu është dorëzuar Kosovës dhe Serbisë në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Në të njëjtën kohë, Kosovës është duke iu shtruar trysnia për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mekanizmi ndërkombëtar beson se Kosova e ka marrë këtë obligim në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit dhe duhet zbatuar ato. Kryeministri Kurti ka prezantuar më 2 shkurt, gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, por BE-ja nuk i ka komentuar ato kurse Vuçiç, në anën tjetër, i ka konsideruar kushtet si “përralla“.

Advertisement