Connect with us

Kronike

Lajçak: Vuçiç e kupton seriozitetin e situatës

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ka patur një bisedë të sinqertë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të gjetur zgjidhje për uljen e tensioneve në Veri të Kosovës

“Vuçiç e kupton seriozitetin e situatës”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në Twitter.

Deklarimi erdhi pas një takimi që ai bashkë me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me presidentin serb.

Dy ditë më herët, diplomatët perëndimorë takuan në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak, tha në Prishtinë se nuk preferon që barrikadat në veri të hiqen me buldozerë, por përmes rrugëve diplomatike.

Takimi vjen në kohën e tensioneve në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb. Ky i fundit dyshohet se ka marrë pjesë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Advertisement