Connect with us

Politike

LAJM I FUNDIT: SPAK kërkon arrest shtëpie për Berishën, reagon kreu i PD

SPAK ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për masën e sigurisë për Sali Berishës, pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendi.

Mësohet se prokurorët kanë kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe jo “arrest në burg”, për Berishën.

Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë pritet që të zhvillohet javën e ardhshme.

Nga selia e PD-së, Berisha tha se do të këshillohet me avokatët e tij për vendimin që do të marrë Gjykata e Posaçme ndaj tij.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe sheh një bandë antikushtetuese në veprim.

PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës. Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha një ditë më parë

Sali Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest në shtëpi’.

Berisha tha se procesi ndaj tij që nga fillimi ka qenë antikushtetues.

Berisha, gjithashtu komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së opozitës në lidhje me rastin e tij, duke thënë se janë treguar “njerëz me zero moral ligjor”.

Siç keni konstatuar, ky proces nisi gjithçka mbi këtë piramidë mashtrimi që ju paraqita. Ky proces vazhdoi me shpalljen e masave shtrënguese ndaj meje duke shkelmuar me dy këmbë kushtetutën, nenin 73 pika 2 dhe nenin 38 pika 3 të Kushtetutës.

Me këtë akt, në 32 vite pluralizëm, çdo kërkesë, çdo masë shtrënguese, cilado që të ketë qenë ajo, është vendosur vetëm pasi është marrë miratimi i parlamentit, dhe nuk ka njeri që mund të gjejë një rast të vetëm në 32 vite që të ketë ndodhur kjo.

E them kete pse nuk pranova dhe nuk mund ta pranoja shkeljen e Kushtetutës.

Marrim momentin në vazhdim, për shkak të refuzimit tim për të mbrojtur Kushtetutën dhe pushtetin e parlamentit, unë nuk zbatova vendimet por ndoqa rrugën e ankimit për të respektuar këto institucione.

Jo vetëm që këta nuk tërhiqen por në mënyrë unike në historinë e njerëzimit, i drejtohen Kuvendit me kërkesën për të shtrënguar masën se ky nuk ka zbatuar masën. Të garantoj se sigurimi i shtetit të shkonte deri këtu.

Cfarë ndodhi? Kur pashë se spakistët, i kërkuar parlamentit atë që s’mund t’ia kërkonin kurrë, legalizimin e masës së tyre të paligjshme, refuzova të shkoja në komision.

Tani, a mundet që një komision parlamentar, që është kryesori i sovranitetit të vendit, të poshtërohet në këtë mënyrë.

Prokurorët speciale ë kishin të hapur rrugën, të kërkonin ne kërkojmë këto masa të tjera, por jo zv, sepse ishte asgjësim i parlamentit.

Në 3 orë e gjysmë, avoketërit e mi në 3 orë zbërthyen gjithçka, dhe konstatuan nëse mund të pranohej ky vendim. Kurrë, sepse ky komisionin përligji marrjen e pushtetit nga Edi Rama.

Deputetët e opozitës iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, organit që ka detyrimin që shqyrtojë konflikualitetin e kompetencave të pushteteve. Aktin më të rëndë e ka treguar Gjykatës Kushtetuese. Janë treguar njerëz me zero moral ligjor.

Lexoni nenin 134, ky nen përcakton se kush ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Është e drejtë e rëndësishme. Ky nen ia njeh presidentit, kryeministrit, avokatit të popullit dhe 1/5 se deputetëve dhe zero Kuvendit.

Në nenet tjera thotë, Kuvendi ka kryetarin. Kryesisë, byrosë, kryetarëve të Grupi Parlamentar nuk ua njeh sepse Kushtetuta i ka ndarë pushtetet.

Ligjvënëse është deputeti, kryetarja është ligjvënëse si deputete jo si kryetare.

Ky akt i shëmtuar është përmbysje e frymës kushtetuese së pluralizimit. Vetëm gjykatës nuk mund t’u thuash, shkojnë më tej ku thonë se 1/5 e deputetëve, kërkesa e tyre nuk përputhet me interesin e tyre.

Shikoni sesi pështyn në surratin e vetë gjykata. Pikërisht se është ky parim, ka pranuar protokollin për marrëveshjen Shqipëri-Itali sepse na e garanton kushtetuta”, tha Berisha.

Advertisement