Connect with us

Kosova

LAJM I MIRE PER KOSOVEN/ Trump e Macron divorcohen nga dyshja Vuçiç-Rama

Profesor doctor Enver Bytyçi, duke komentuar takimin mes Vjosa Oamanit, Donald Trump dhe Emmanuel Macron ne Paris tha se ajo qe ra ne sy ishte se u lane pas kuintave dy udhëheqësit e preferuar të Macron, Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama, dhe ne këtë pikë, ai parashikoi se gjera pozitive mund të ndodhin me ardhjen e Kaja Kallas në Bruksel dhe administratën Trump në Uashington.

“Përshëndetja Osmani-Trump është preludi i një procesi, të cilin ne nuk e dimë se si do të jetë, si ai i Sirisë, por me mjete paqësore i kufizuar në një javë, apo një proces i gjatë. Mundet të ketë dy angazhime paralele, ky ekzistuesi, me zonjën Kallas në Bruksel, dhe një proces tjetër me administratën Trump në Uashington. Sido të jetë besoj se ajo që ndodhi në Siri, na bën të besojmë se Rusia nuk do të ketë më asnjë ndikim në Ballkan. Nëse i përmbahemi këtij principi, atëherë duhet të besojmë se do të ketë zgjidhje të qëndrueshme me ndikim afatgjatë. Thjesht do të duhet që Brukseli dhe Uashingtoni të pajtohen së bashku se çfarë duan në rajonin tone” – ka shkruar Bytyci ne nje shkrim autorial.

Sic edhe u shpreh ai, ky është një takim premtues se për herë të parë u lanë pas kuintave dy udhëheqësit e preferuar të Macron, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Macron krijoi distancë edhe me Ramën, megjithëse i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Notre Dame. Nuk ia dha mundësinë kreut të ekzekutivit shqiptar për t’i dhënë dorën presidentit amerikan, qoftë dhe “nga matanë gardhit”! Ndërsa Vuçiq duket se nuk qe i ftuar! Kjo distancë politike e diplomatike nuk është e rastit. Macron nuk dëshiron që të etiketohet si lideri europian e francez që mbështet krerët e narco-shteteve ballkanike. Ndërkohë që nuk ka guxuar që këtë t’ia lejojë numrit një të shtetit më të fuqishëm të botës”.

Advertisement