Connect with us

Kosova

Lajmi më i keq për Kosovën, mesazhi i avionëve Rafale

Më 8 prill, presidenti i Francës, Emmanuel Macron priti në takim homologun serb Aleksander Vucic, teksa temë e bisedimeve ishte me patjetër edhe Kosova.

Por, ajo ku bie theksi është se Serbia kërcënuese po nënshkruan marrëveshje me Francën për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francezë, gjoja me synim e modernizimit të forcës ajrore të Serbisë. Ne lidhje me kete, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se me këtë veprim Serbia dëshiron të rrisë edhe më tutje bashkëpunimin me industrinë e mbrojtjes së Francës.

“Pra politika e neutralitetit ushtarak të Serbisë mbetet e pandryshuar dhe marrëveshja paraprake për prokurimin e 12 avionëve Rafale nga Franca përmbush interesat kombëtare të Serbisë|, thuhet në një deklaratë të Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Gjatë vizitës së tij në Paris, Vuçiq theksoi se bashkëpunimi me Francën është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të siguruar aftësitë mbrojtëse të Serbisë. Sipas tij, ai pati negociata thelbësore edhe me ministrin francez të Mbrojtjes.

Sipas Drizan Shalës, vendimi serb për të zgjedhur avionet Rafale tregon dy gjëra: Një preferencë serbe për të diversifikuar sistemet e saj harduerike larg varësisë nga një burim i vetëm, dhe 2) Pjesa globale e tregut të shitjes së armëve të Rusisë vazhdon të zbehet që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt 2022”

“Serbia po arrin që përmes një lufte speciale hibride, në raport me presionin ndërkombëtar, po e bën të shpëtojë përmes prodhimit të situatave artificiale për kërcënime dhe sulme të mundshme dhe përdorimin e ushtrisë si shtyllë kryesore vizuale e politikës dhe inteligjencën për matjen e ndikimit brenda dhe jashtë shtetit të Serbisë” – theksoi Shala

Advertisement