Connect with us

Aktualitet

Lamtumirë Ismail Kadare! Homazhe në TKOB dhe ceremoni shtetërore për kolosin e letërsisë shqipe

Në Teatrin e Operas dhe Baletit po mbahen homazhet në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Krerët më të lartë të shtetit, politikës, personalitet të kulturës dhe diplomatë nderojnë shkrimtarin e madh Kadare.

Homazhet nisën nga ora 09.00. Arkivoli i mbuluar me flamurin shqiptar është vendosur në skenën e TKOB ndërsa në sfond është silueta e Nënë Terezës, me vellon e saj të murgeshës, të bardhë dhe me viza blu, duart që luten dhe rruzare me një kryq. Përpos muzikës funebre, në sfond po lexohen edhe poezitë e Kadaresë.

Dhimbja është e madhe për bashkëshorten Helena Kadare, dhe dy bijat Gresa dhe Besjana. Të veshur me të zeza e me lot në sy presin ngushëllimet e një kortezhi të vazhdueshëm personalitetesh shtetërore por edhe qytetarësh të thjeshtë. Ndërkohë pak metra më tutje është vendosur libri i ngushëllimeve dhe një foto e madhe e Ismail Kaderesë.

Advertisement