Connect with us

Aktualitet

“Larg duart nga parku”, protestë kundër kullës në Tiranë

Ndërtesa më e lartë në Ballkan pritet të shtohet në Tiranë, pas Teatrit të Operës dhe Baletit, e parashikuar të përfundojë pas 7 viteve punë, projekt i cili po kundërshtohet nga Lëvizja Bashkë me në krye Arlind Qorin.

Qytetarët që po protestojnë, thonë se nuk e dinë se kush fshihet pas ndërtimit të 60-katëshit.

Për ta, kulla nuk është gjë tjetër veçse simbol i padrejtësisë dhe parave të pista. Njëzëri ata thonë se shteti kërkon që ta kalojë në heshtje, por këmbëngulin që të thonë fjalën e tyre, pasi për ta është një vend krimi.

Advertisement