Kosova
LARGOHET HILL/ Shumë shaka, pak mbështetje dhe aspak para për Kosovën
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill u emërua në pozitën e larte në Beograd si një ekspert i shkëlqyer i Ballkanit për të zbatuar interesat e SHBA-së. Por sipas shume eksperteve, ai nuk është marrë me demokraci por ka përkrahur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe shfrytëzimin e litiumit, të cilin e kundërshtojnë një pjesë e qytetarëve serbe, ndaj shtrohet pyetja nëse e ka bërë vetë apo në përputhje me pikëpamjet e Departamentit të Shtetit
Sonja Biserko, drejtore e Komitetit të Helsinkit në Serbi, tha per median serbe Danas se Hill e ka kryer me sukses misionin e tij, për të përfshirë sa më shumë Serbinë në sferën perëndimore, veçanërisht ushtarakisht dhe ekonomikisht.
Ndërsa Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm, nuk është i kënaqur me sjelljen e Hillit, sepse sic tha ai, Hill mbështet regjimin e leksander Vucic.
I pyetur për ndikimin e ambasadorit amerikan në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Popov u shpreh se SHBA-të luajnë një rol kyç dhe gjithashtu theksoi se askush nga SHBA-të nuk i ka thënë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se nëse nuk respekton politikën që ata po promovojnë, nuk do të ketë mbështetje dhe para.
Ai beson se ka shumë shaka rreth çështjes së Kosovës, se shumë gjëra janë dakorduar në prapaskenë dhe se gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur.