Connect with us

Bota

Lavrov” Jo më Perëndimi në krye të botës

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka deklaruar  se linjat e politikës së jashtme ruse janë përditësuar dhe qëllimi është t’i jepet fund dominimit botëror të Perëndimit për të ndërtuar një sistem më të drejtë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Politika jonë e jashtme thekson nevojën për t’i dhënë fund monopolit të Perëndimit duke ndërtuar një sistem global që parandalon ndjekjen e interesave egoiste por në vend të kësaj të bazohet në drejtësi dhe ekuilibër universal të interesave, siç kërkohet nga Karta e Kombeve të Bashkuara” –  tha Lavrov.

Kremlini ka akuzuar shpesh vendet perëndimore, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë se po përpiqen të dominojnë politikën botërore dhe të përzihen në punët e të tjerëve, ndërsa përpiqen të shkatërrojnë fuqitë në rritje në Azi, Amerikën Latine dhe Afrikë.

Advertisement