Bota
Lavrov: Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i pyetur për stabilitetin e vendit të tij pas një rebelimi të dështuar mercenar, tha të premten se vendi i tij ka dalë gjithmonë më i fortë nga çdo vështirësi, raportojnë mediat e huaja.
“Faleminderit për shqetësimin tuaj për interesat tona kombëtare, por nuk duhet të ndiheni të shqetësuar. Ne nuk kemi pse t’i shpjegojmë asgjë apo t’i japim garanci askujt. Ne po veprojmë në mënyrë transparente, presidenti dhe të gjitha forcat politike në vendin tonë kanë folur për këtë temë. Nëse ka dyshime në Perëndim, ky është problemi juaj“,- tha Lavrov.