Connect with us

Sport

Lazio mposht Romën në derbi

Lazio fitoi 1-0 me Romën për javën e 27-të në Serie A. Në “Olimpico”, djemtë e Sarrit sigurojnë tri pikë të rëndësishme duke shkuar përkohësisht në vendin e dytë dhe lënë Romën me pesë pikë pas në renditje. Dueli u vendos nga goli i Zaccagni në minutën e 65 të ndeshjes, kjo pas asistit të Felipe Anderson. I vetëm përballë Patricio, sulmuesi i Lazios nuk zhgënjeu. Ndeshja u vendos nga kartoni i kuq i Ibanez pas vetëm 32 minutave lojë, me Romën që luajti për 60 minuta me një lojtar më pak. Veç Ibanez, në pjesën e parë dy pjesëtarë të stafeve u larguan me të kuq, teksa edhe në fundin e ndeshjes arbitri Massa nxori edhe dy herë të kuqin pasi lojtarët dhe stafet u përplasën në fushë. Vlen të theksohet se në minutën e 68 Romës iu anullua një gol për pozicion jashtë loje. Hysaj te Lazio luajti titullar. Roma me 47 pikë mbetet në vendin e pestë. Kujtojmë se para ndeshjes pati përleshje mes tifozëve të Romës dhe policisë.

Advertisement