Kosova
LDK do propozojë draft për Asociacionin/ Haziri: Duhet patjetër një dokument
Nënkryetari i LDK-së në Kosovë Lutfi Haziri e ka quajtur të domosdoshme hartimin e një draft-statusi për asociacionin.
Ai theksoi se politikanët e përgjegjshëm në momente të vështira marrin vendime të vështira prandaj partia opozitare do të hartojë një draft-status të cilin më vonë do ia prezantojë edhe kryeministrit Kurti.
Haziti tha se drafti do të jetë një OJQ, e organizuar në formë alternative, sipas konventës evropiane për qeverisjen lokale
I pyetur nëse mendon se zoti Kurti do e pranonte një draft-statut të hartuar nga LDK, nënkryetari Haziri u përgjigj:
“Ai nuk ka pranuar asnjë iniciativë të LDK-së, të opozitës së Kosovë, të kryeministrave të BE-së dhe të ndërkombëtarëve të tjerë. Por jam i bindur se Kurti do bëj dy hapa pas shpejt, por pasojat do të na I lë ne mbrapa” – tha Haziri.