Connect with us

Pinknews

Ledri e tradhëtoi? Shokon Sara: Unë apo ajo tjetra?

Pak, na ndajnë nga spektakli më i madh i kërcimit ‘Dancing With the Stars Albania’, publikimi i numrit të konkurrentëve që do të marrin pjesë duket se është drejt përfundimit.

Personazhe të njohur gjithashtu edhe të dashur për publikun pritet të shkëlqejnë në pistën e kërcimit krahë partnerëve të tyre profesionistë, kasti i balerinëve të televizionit.

Për këtë të fundit, blogerja Sara Hoxha na ka kthyer 1 vit më parë kur ajo performonte krahë partnerit të saj të kërcimit, Luixhino. Sara nuk ka pritur shumë, e këtë mbrëmje ka postuar një foto me të, teksa shkruan: Unë apo ajo tjetra?

Luixhino këtë sezon të spektaklit gjigand të kërcimit do të jetë krahë konkurrentes Atalanta Kërcyku. Mesa duket, Sara nuk e ka pritur dhe aq mirë zëvendësimin e saj.

Theksojmë se edhe blogerja doli fituese nga edicion i i vitit të kaluar të ‘Dancing With The Stars’, e në përfundim të spektaklit ajo ka ruajtur një raport miqësor shumë të ëmbël me Luixhinon.

Advertisement