Politike
Lefter Maliqi, kandidati i parë i Partisë së Lirisë
Lefter Maliqi do të jetë kandidati i Partisë së Lirisë, i cili do të garojë në primaret e Partisë Demokratike, për bashkinë e Kuçovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Maliqi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Maliqi është shprehur mirënjohës ndaj Ilir Metës dhe kryedemokratit, Sali Berisha, teksa ftoi demokratët dhe opozitën që të marrin pjesë në votimet në primare.
Kjo është kandidatura e parë e Partisë së Lirisë në primaret e Partisë Demokratike.
“Zyrtarisht kandidat në primare për Kryetar Bashkie në Kuçovë! Mirënjohje Kryetarit të Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta për mbështetjen, Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Doktor Berishës për miratimin e emrit. Ftoj demokratët, opozitën e bashkuar dhe simptizantët e saj më datë 04 Dhjetor në votim të lirë dhe demokratik.
Sfida jonë e përbashkët është data 14 Maj; fitorja në Bashkinë Kuçovë. Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dho jo kryetarit. Fitore”, shkroi Maliqi në Facebook.