Connect with us

Politike

Lefter Maliqi: Paratë e korrupsionit paguan hakerat, më kanë vjedhur dhe bllokuar Facebook-un

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi ka denoncuar se i kanë vjedhur faqen e Facebook-ut. në një njoftim për mediat, Maliqi bën me dije se paratë e korrupsionit kanë paguar hakerat për t’i vjedhur dhe bllokuar Facebook-un. Po ashtu ai ka theksuar se nuk ka forcë që e ndal në luftën e tij kundër korrupsionit.

Njoftimi për mediat:

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë,” për Bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi. ❗️Skandal! Paratë e korrupsionit paguan hakerat dhe më kanë vjedhur e bllokuar faqen e Facebook-ut. Denoncimet e perditëshme ndaj grabitjes së mandatit të Bashkisë Kuçovë, kundër ish-fatorinos, Oligarkut Salillari dhe ‘pengut’ të tij Hajdarit të Kuçovës. Denoncimet për tenderat korruptivë, abuzimet me taksat e qytetarëve, vjedhjet, kallëzimet në “SPAK”, kundër kësaj mafie lokale e qeveritare, bënë që të paguajnë hakerat për të më mbyllur gojën. Gabojnë pasi nuk ka forcë që më ndal në luftën time, kundër kësaj mafie që po pi gjakun e shqiptarëve, që tjetërsojnë votat, abuzojnë dhe pasurohen me paratë e shqiptarëve. Ndëshkimi ligjor ndoshta i vonuar, por do të marrin ndëshkimin e merituar! Beteja ligjore, politike dhe mediatike ndaj kësaj mafie nuk do të ndalet!

 

Advertisement