Connect with us

Politike

Legalizimi i kanabisit, Bardhi: Grupet kriminale bënë marrëveshje me Ramën

Gazment Bardhi është shprehur për mediat se kalimi i ligjit për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor, është bërë në shkelje të rregullores. Sipas tij ky ligj është kërkuar nga grupet kriminale, pas marrëveshjes që kanë bërë me Edi Ramën në zgjedhjet e 14 majit.

“Një ligj të kërkuar nga grupet kriminale siç është legalizim i kanabisit. Diskutimi është bërë në shkelje të rregullores, pa e patur në kalendar. Për grupin e PD është e papranueshme, pasi nuk është kërkesë e qytetarëve ky ligj por i grupeve kriminale sipas marrëveshjes që Rama ka bërë me ta për zgjedhjet e 14 majit. Ne kërkojmë pretencë të Ramën në interpelancë të enjten”, tha Bardhi.

Advertisement