Kosova
Lehin qentë e Vuçiç/ Imazhi i ndërtuar tulle pas tulle
Drejtori i Qendrës për Politikë Praktike, Dragan Popoviç, tregoi për median serbe ‘Danas’ se qeveria e Aleksandër Vuçiçit po përballet me një problem që nuk e ka pasur deri më tani, një konflikt të hapur politik me Bashkimin Evropian dhe anëtarin më të fuqishëm të tij, Gjermaninë.
“Hetimi i ndërkombëtar, pas rezolutës së ashpër të PE-së, mund të shkatërrojë imazhin e kultivuar me kujdes të Vuçiçit si një lider i fortë që mbron “dinjitetin” e Serbisë. Ai po përpiqet në çdo mënyrë ta ruaj veten para botës, duke punuar në disa fronte njëkohësisht.”
– tha Popoviç
“Para së gjithash,”- shtoi ai, “Vuçiç po intensifikon retorikën anti-evropiane në Serbi, e cila mund të shihet përmes sjelljes së mediave besnike ndaj tij, politikanëve dhe grupeve parapartiake si tifozët e Yllit të Kuq.”
“Vuçiç po përpiqet të trembë BE-në përmes Rusisë dhe duke luajtur kartën e garantuesit të stabilitetit në Evropë. Ai nuk heqë dorë totalisht nga rruga evropiane, teksa mbështetet tek aleatët e tij të vjetër, përfshirë kryeministrin grek.”
–potencoi Drejtori i Qendrës për Politikë Praktike, duke shtuar se “E vetmja gjë për të cilën interesohet Vuçiç është pushteti, dhe se gjithçka tjetër, duke përfshirë integrimin evropian dhe e gjithë politika e jashtme e vendit, janë vetëm instrumente për të qëndruar në pushtet dhe për ta bërë atë sa më absolut.
“Deklaratat dhe veprimet e tij, duhet të lexohen gjithmonë në këtë mënyrë. Përmbajtja dhe intensiteti i mesazheve varet nga përfitimi aktual politik. Pres që kjo sjellje, në shikim të parë, skizofrenike si pro, ashtu edhe kundër integrimeve evropiane, të vazhdojë edhe në të ardhmen, derisa të ketë qoftë edhe një milimetër hapësirë për manovrimin politik nag ana e Vuçiçit” – potencoi Dragan Popoviç.