Connect with us

Sport

Leipzig kërkon në mbrojtje talentin francez

Me qendërmbrojtësin kroat, Josko Gvardiol gjithnjë e më afër kalimit te “qytetarët” e Manchester City, “demat” e Leipzig janë në kërkim të një tjetër talenti të mbrojtjes dhe duket se kanë gjetur atë në shtetin fqinj.Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, drejtuesit e Leipzig janë të interesuar për 18-vjeçain e Paris Saint-Germain, El Chadaille Bitshiabu, me “shtatlartin” francez, i cili konsiderohet si një ndër talentat më të mëdhenj të mbrojtjes së “gjelave”.Pavarësisht moshës së tij të re, Bitshiabu ka arritur të debutojë me skuadrën e parë të “parizienëve”, teksa nën drejtimin e teknikut Christophe Galtier ka zbritur në fushë plot 16 herë, por ende nuk ka gjetur golin ose asistin e tij të parë.

Advertisement