Aktualitet
Leku e nis javën pozitivisht, zhvlerëson monedhat e huaja
Leku iu rikthye terrenit pozitiv këtë fillim jave, pas dobësimit kundrejt monedhave të huaja javën që lamë pas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar amerikan u këmbye sot me 97.23 lekë, ose 0.30 pikë më pak. Një euro u këmbye me 105.93 lekë, ose 0.08 lekë më pak se të premten. Poundi britanik u këmby sot me 123.75 lekë, ose 0.26 lekë më pak, ndërsa franga zvicerane humbi 0.23 pikë duke u këmbyer këtë të hënë me 110.59 lekë.