Aktualitet
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter ka goditur vendin tonë këtë pasdite.
Sipas Qendrës Europiane dhe Mesdhetare të Sizmiologjisë (EMSC), lëkundjet janë regjistruar rreth orës 17:26, me epiqendër 19 kilometra në jug të Tiranës dhe në një thellësi prej 10.7 kilometra.
Tërmeti është ndjerë lehtë në disa zona të afërta, por fatmirësisht nuk ka raportime për dëme materiale ose të lënduar.

