Kronike
Lëndë narkotike në Berat, arrestohen dy persona
Është finalizuar operacioni policor i koduar “Ypsilon”. Policia ka arrestuar në Berat dy persona, Sokol Gjecin dhe Kledjan Demajn, pasi bashkëpunonin për të shitur lëndë narkotike.
Sakaq, i janë sekuestruar dhjetëra doza kokaine, 2 automjete, aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë
Vihen në pranga 2 shtetas që bashkëpunonin për shitjen e lëndëve narkotike, në doza.
Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, 2 automjete, aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– S. Gj., 42 vjeç dhe K. D., 22 vjeç, të dy banues në Berat.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 85 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 5 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi S. Gj. bashkëpunonte me shtetasin K. D., për shpërndarjen e dozave të kokainës dhe të kanabisit, në zona të ndryshme të Beratit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale