Lifestyle
Lëng limoni në vend të kafes së mëngjesit
Të gjithë personat që mbajnë dietë, e dinë se limoni ka mjaft antioksidantë dhe i ndihmon të gjithë që duan të dobësohen në mënyrë të shëndetshme.
Ndonëse konsumojmë shpesh çaj të nxehtë ose të ftohtë dhe kafe, ne nuk dimë se përpos efekteve pozitive kanë dhe anën tjetër të medaljes.
Ndaj sipas dietologëve, është e këshillueshme që në një masë të madhe të zëvendësoni kafen e mëngjesit me lëngun e limonit, pasi ju ndihmon shumë.
Mjekët këshillojnë që si fillim, në verë të konsumohet një gotë ujë me limon, e ftohtë, ndërsa në dimër, i njëjti produkt, por i nxehtë. Lëngu i limonit ju ndihmon në pastrimin e organizmit dhe largon helmet nga trupi.
Limoni ka mjaft antioksidantë dhe ndihmon personat që duan të dobësohen duke marrë vitaminën C, për të cilën trupi ka shumë nevojë.