Connect with us

Politike

Lepurushi Edi Rama, Duçja dhe dashnorja Klaretë…

I ashpër ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kur u pyet sot për mundësinë e largimit nga politika pas miratimit të ligjeve për verifikimin e politikanëve si spiunë. Ai kërcënoi Kryeministrin Rama dhe Lulzim Bashën, të cilët i quajti ‘Musolini dhe dashnorja e tij Klareta’, duke thënë se do të përfundojnë si këta të dy. Kujtojmë se Musolini dhe Klareta u ekzekutuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ligjet që bën djali i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolëkës do t’ia fus atje ku i shijojnë më shumë atij. Të gjitha ata që besojnë se do të mund të ekzekutojnë pluralizmin  Musolinit dhe Klaretës, këtë fat do të kenë. Ju e dini kush është Klareta e politikës shqiptare? Është ai i 17 majit.  Sa i përket dosjeve, ju e dini shumë që ajo çështje është e mbyllur.  Parlamenti i Tiranës sa të mblidhet i ka gati komisione hetimore. Dhe një komision është korrupsioni në Bashkinë e Tiranës sa i përket autoritetit të dosjeve.  Sa i takon ‘Ramabashistëve’ vrimë miu nuk do të ketë ku të futen. Nuk bëhet fjalë vetëm për dinjitetin tim por për dinjitetin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Piktori i sigurimit të Shtetit Edvin Kristaq Rama do të përgjigjet një më një”, tha Meta, i cili u duk i nervozuar edhe pse ishte konferenca e parë pas takimit me Sali Berishën në Selinë e PD.

Meta i bëri thirrje Ramës që t’i marrë të gjitha ato dokumente që sipas tij pretendon se vërtetojnë se ish-Presidenti ka qenë spiune dhe të dalë në ccdo studio televizive. Meta në fund tha se kjo opozita do të shporrë Ramën me poezinë ‘Liri a vdekje’ të Havzi Nelës, të cilin sipas tij e ka spiunuar babai i kryeministrit Kristaq Rama.

Kujtojmë se edhe dje Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka risjellë edhe njëherë në vëmendje “spiunin me inicialet I.M”, duke thënë se kjo një gënjeshtër e fabrikuar nga dyshja Rama-Basha, në bashkëpunim me Autoritetin e Dosjeve. Kësaj here në mesazh, Meta i është drejtuar më së shumti deputetëve demokrat që kanë votuar pro hapjes së dosjeve, duke i cilësuar si ‘Faqëzi që bëjnë si opozitar, të korruptuar nga Rama’.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike bashkuan votat ku votuan ndryshimet në ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, nismë e grupit parlamentar të PS, duke i hapur kështu rrugë verifikimit të të gjithë të dyshuarve si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Me 94 vota pro dhe 1 abstenim u shfuqizuan vendimet ekskluzive të komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Ajo që vihet re në dokumentet e votimit është fakti se askush nga Komisioni i Rithemelimit të Sali Berishës nuk ka marrë pjesë në votim, madje as Oerd Bylykbashi i cili ishte i pranishëm në Sallë. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Meta.

I papërmbajtur ishte Ilir Meta sot në konferencën për mediat kur u pyet për dosjet e ish-sigurimit.

“O Edi Rama o Lepurush. Të ishe bashkëpunëtor ti e di shumë mirë si duhet të ishe. Mos merr mendtë e A. H që do të përfundojnë edhe më keq se Klareta. Ti duhet të vish në çdo studio që do dhe do të marrësh edhe atë punonjësin e ish-sigurimit të shtetit, më të gjitha gjeneralitetit e tij, dhe pastaj ti i dashur mund të kërkosh çdo gjë nga Ilir Meta.  O djali i Kristaq Ramës, ne do të shporrim me poezinë e Havzi Nelës, me poezinë ‘Liri a vdekje’”, iu drejtua Meta Kryeministrit.

Advertisement