REAGIM
Lërini fëmijët të zbulojnë kënaqësinë
Lërini fëmijët të zbulojnë kënaqësinë e leximit në një botë tashmë plot me shpërqendrime ku ky zakon i mirë është zhdukur
Jepni libra që mund të nxisin imagjinatën dhe kureshtjen e tyre, libra që janë në gjendje të përcjellin në mënyrë efektive vlerat e jetës dhe të jenë të afta për të ngjallur emocione unike dhe të paharrueshme, për të mësuar koncepte të reja
Të bësh filozofi me fëmijët do të thotë të ofrosh mjete mendore për të siguruar që ata të mësojnë të pyesin veten për jetën dhe botën, të edukohen për të menduar.
Filozofia me fëmijët është e mundur sepse ata janë bartës të vërtetë të pyetjeve për veten, të tjerët, botën. Mendimi i fëmijës, njëkohësisht është magjik, konkret dhe racional, është i fuqishëm sepse ndërthur jetën praktike, zakonet dhe rutinën, me lojërat e të të menduarit dhe me imagjinatën.
Pyetjet dhe reflektimet nxisin kuriozitetin, guximin, aftësinë për të pyetur, mësuar, eksperimentuar. Orientimi në botën magjike të filozofisë është i thjeshtë dhe argëtues, mjafton të ndiqni busullën e zemrës dhe mendjes.
Të mësosh të mendosh thellë me mjetet që mund të japë filozofia ka përfitime të shumta për të rriturit por edhe për të vegjlit.