Pinknews
Lesh e presh duke pirë dhe shijuar jetën
Në një video-telefonatë nga SHBA-ja moderatorja Lei Kraja mendon se paraja është më e nevojshme në pleqëri. Këtë fazë të jetës, bukuroshja mendon ta kalojë në një ishull ekzotik duke u plakur në rrezet e diellit. Në atë kohë “do t’i kemi bërë të gjitha ato botokset, lesh e presh”, thotë Lei.
Aldo: Kurioz jam, si e mendon ti pleqërinë tënde? Në ëndrrat e tua ose si do të doje të ishte?
Lei Kraja: Pleqërinë time e mendoj në një plazh në Karaibe ose një vend ekzotik, aty do plakem unë, patjetër.
Megi Latifi: Duhet të punosh shumë Lei, më duket.
Aldo: Si do ia bësh me tensionin pa mirë?
Aldo: Avash, mjekët e rekomandojnë domethënë, jo shumë në diell kur ke tension.
Megi Latifi: Lei, do të doje të shkoje në Karaibe tani të jetoje apo në pleqëri?
Lei Kraja: Edhe tani, edhe në pleqëri.
Megi Latifi: Jo, të të jepej një mundësi për të zgjedhur.
Lei Kraja: Besoj që nëse do të duhet të zgjidhja, në pleqëri.
Aldo: Në pleqëri. Po kurioz jam, ç’do bësh në pleqëri në plazh?
Lei Kraja: Në pleqëri në plazh do shijojmë jetën, i kemi bërë të gjitha ato botokset, lesh e presh dhe do jemi duke shijuar jetën, duke pirë, duke shijuar diellin.