Connect with us

Kosova

Less flet edhe për idenë e ndarjes së Kosovës, edhe këta dy politikanë e përkrahin

Timothy Less, hulumtues kryesor në Qendrën për Gjeopolitikë të Universitetit të Kembrixhit, vlerësoi se politika e Perëndimit ndaj çështjes së Kosovës është në ngërç, ndërsa Kosova po ndjek një politikë të integrimit të dhunshëm të serbëve.

Less tha se besonte për një kohë të gjatë se historia e Kosovës do të përfundonte me një marrëveshje për ndarje dhe shtoi se priste që Richard Grenell dhe administrata e ardhshme e Donald Trump të vazhdonin aty ku e lanë në vitin 2020 dhe se do të avanconin idenë që për të është e vetmja zgjidhje e mundshme për çështjen e statusit.

“Ndërkohë, politika aktuale e Perëndimit është në ngërç. Kosova po ndjek politikën e saj të integrimit të dhunshëm të serbëve ose, më mirë në këndvështrimin shqiptar, të eksodit të tyre nga Kosova. Serbia po kundërshton gjithnjë e më shumë çdo njohje të pavarësisë, që është një përgjigje e parashikueshme ndaj asaj që ai e sheh si persekutim të serbëve të Kosovës dhe presion nga Perëndimi për të hequr dorë nga Kosova pa ndonjë kompensim të konsiderueshëm”, tha Less duke shtuar se kur është fjala për Perëndimin, ai është në kurth sepse, nga njëra anë, mbron anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe nga ana tjetër, refuzon ta bëjë këtë dhe e kushtëzon Kosovën me themelimin e Asociacionit, kritikon shqiptarët për veprime të njëanshme kundër serbëve dhe forcon praninë e saj ushtarake në Kosovë për të “parandaluar veprimet e njëanshme të serbëve”.

Ndërkohë, shtoi Less, dialogu i udhëhequr nga BE-ja kohëve të fundit është ndërprerë dhe zyrtarët kryesorë, si Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak po tërhiqen, gjë që është një dëshmi e qartë e dështimit të politikës aktuale perëndimore ndaj Serbisë dhe Kosovës.

“Me fjalë të tjera, çështja e statusit të Kosovës është viktimë e të njëjtit idealizëm të rremë liberal në mendimin perëndimor, i cili duke ndaluar ndryshimin e kufijve dhe duke u fiksuar në të ashtuquajturën drejtësi restauruese, bllokon çdo lloj zgjidhjeje të përhershme apo të qëndrueshme në Bosnje dhe Hercegovinë dhe ruan një gjendje të ngrirë rraskapitëse” – potencoi tha Less.

Advertisement