Connect with us

Kosova

Letra 56/ Hill: Nuk pajtohem, janë pikëpamje të vjetra

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur edhe për letrën që dhjetëra ligjvënës amerikanë dhe të vendeve evropiane kanë nënshkruar dhe kanë kërkuar që Perëndimi të ndryshojë qasje ndaj Serbisë, me pretendimin se presioni po i bëhet vetëm Kosovës. Hill është pyetur nga VOA nëse e sheh politikën amerikane të suksesshme meqë kriza në Kosovë është përshkallëzuar derisa Serbia s’po afrohet me BE dhe marrëveshja e Ohrit s’po zbatohet.

I pyetur se cila është përgjigja e tij ndaj kritikave të tilla, Hill ka thënë se gjëja më e mirë në demokraci është që të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre dhe shton se me gjithë respektin për autorët e letrës, por nuk pajtohet me shumë prej atyre pikave.

“Këto janë pikëpamje të vjetra të këtyre njerëzve. Unë respektoj të drejtën e tyre për të pasur këto pikëpamje. Por për sa i përket asaj që duhet të bëjë qeveria amerikane, çfarë duhet të bëjë Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera, mendoj se po bëjmë gjënë e duhur” – theksoi Hill.

Advertisement