Pak ditë më parë Praga u trondit nga një krim i rëndë, ku një ish-student ekselent i Universitetit të Arteve, hapi zjarr po në këtë godinë, duke lënë pas dhjetëra të plagosur dhe 14 viktima.
Mediat e huaja kanë zbuluar detaje të reja lidhur me autorin 24-vjeçarit, David Kozak. Referuar këtyre mediave, së fundmi është zbuluar një ditar i tij, ku ai tregon se para masakrës në Universitet, në një pyll në Pragë, ka ekzekutuar edhe një 32-vjeçar me foshnjën e tij vetëm 2 muajsh.
Policia njoftoi se letrën e ka gjetur në banesën e autorit, i cili kujtojmë se pasi hapi zjarr, dyshohet se vrau veten.
Deri më tani, policia çeke nuk ka dhënë një motiv të mundshëm për vrasjet teksa thotë se hetimi është ende në vijim. Kjo ngjarje konsiderohet si ngjarja më e rëndë dhe me më shumë viktima e shënuar ndonjëherë në Çeki.