Connect with us

Kosova

Letra e pistë e Brnabiç/ Analisti sjell mesazhin nëpër rreshta

Deklarata e presidentit serb Alesandër Vuçiç  se nuk pranohet asesi njohja e shtetësisë së Kosovës e as e territorit të saj, ngjashëm as edhe pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare – siç është rasti në OKB, për ish ambasadorin e Kosovës në Austri, Blerim Canaj nuk do të ishte humbje e shpresës për shkak se siç tha, tani Serbia gjendet në vlugun e fushatës elektorale.

“Vuçiç është në fushatë dhe si duket po i ecën mire, teksa dhe gjuha që ka përdorur deri më tani, me siguri që nuk i kushton shumë që ai të dërgojë mesazhe apo letra në Bashkimin Evropian. Pasataj, nëse ai i fiton zgjedhjet, fillon një orientim tjetër i diskutimeve” – deklaroi Canaj, duke shtuar se me deklaratat e tij dërgon mesazhe se në qoftë se zgjidhet president, nuk është aq i interesuar sa duket që të futet momentalisht në Bashkimin Evropian, për shkak se pastaj do të kishte rrezik që t’i humbte të dyja karriget.

“Nëse mesazhi i Brukselit në fund të fushatës zgjedhore ishte se do të duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do të ndodhë – kështu pati deklaruar më herët presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

“Nëse kanë dashur të thonë se Serbia do të duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, unë u them që nuk do ta pranojnë, dhe tani ndoshta do të gjejnë ndonjë që duan, kështu që ndoshta do të fitojnë. Është plotësisht e qartë kur shikoni fondacionet e jashtme që kanë pranuar disa parti” ka thënë Vuçic  duke komentuar konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për kapitullin 35

Presidenti tha se kur pyet një kryeministër apo kancelar evropian pse e bëjnë këtë, ata thonë se nuk e bëjnë për hir të tij, por për të financuar projekte.

“Na duhet uniteti politik para së gjithash, jo partitë politike, por që politika që drejtojmë të jetë 1 dhe jo 5, 10 apo 20. Na duhen njerëz punëtorë që dinë të menaxhojnë shtetin, si në situata të vështira ashtu edhe në situata që nuk janë aq të vështira” – ka theksuar Vuçiç.

Advertisement