Connect with us

Kosova

Letra për gjithë botën/ Çfarë dëshiron të arrijë Vuçiç

Pasi koalicioni Serbia kundër dhunës i kërkoi zyrtarisht Bashkimit Evropian që të mos i njohë zgjedhjet në Serbi dhe të kryejë një hetim ndërkombëtar për abuzimet e regjimit të Aleksandër Vuçiqit, presidenti i Serbisë informoi opinionin se po përgatit një letër për t’ja dërguar “gjithë botës” për ndërhyrjen e një vendi të rëndësishëm të BE-së në rrethanat e brendshme dhe në procesin zgjedhor në Serbi.

Kështu është përgjigjur Vuçiq në pyetjen për vlerësimet e vëzhguesve të procesit zgjedhor nga BE-ja, në radhë të parë gjermane, të cilët ndër të tjera kanë thënë se parregullsi të tilla zgjedhore nuk duhet të ndodhin në një vend që është kandidat për anëtarësim të plotë në BE. Disa madje thanë se nuk e kishin parë kurrë diku tjetër, mënyrën se si janë mbajtur zgjedhjet në Serbi, duke aluduar në parregullsitë e shumta.

Po çfarë dëshiron të arrijë Vuçiq me letrën e tij “të gjithë botës” për ndërhyrjen e Gjermanisë në situatën e brendshme dhe në procesin zgjedhor në Serbi?

Marija Stojanovic, gazetare dhe analiste e Demostat, tha për Danas se deklaratën e Vuçiqit e sheh kryesisht si përgjigje të tij ndaj letrës që Serbia kundër dhunës u dërgoi institucioneve evropiane, me kërkesën që të fillojë një hetim i plotë ndërkombëtar për parregullsitë zgjedhore, sipas patronazhin e OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, me theks të veçantë në zgjedhjet për Kuvendin e Qytetit të Beogradit.

“Gjithashtu, kjo është shprehje e zemërimit të Vuçiqit për kritikat e ashpra nga vëzhguesit ndërkombëtarë në lidhje me votimin e mbajtur të dielën, duke përfshirë komentet se zgjedhjet ishin “të padrejta”, se fondet publike janë keqpërdorur, se ka akuza të shumta për blerje votash, presion ndaj votuesve, e të tjera të ngjashme – theksoi e intervistuara

Nuk është hera e parë që ai bën njoftime të tilla, shton ajo, por është e pasigurt nëse do të paraqiten prova të besueshme për të mbështetur pretendimet e tij.

“Deklarata e fundit e Vuçiqit është një tjetër dëshmi e qëndrimit hipokrit të qeverisë serbe ndaj BE-së, e cila pretendon se anëtarësimi në Union është synimi strategjik i Serbisë dhe më pas, për nevojat e publikut vendas, drejton gishtin te disa anëtarë të saj – potencoi Marija Stojanoviq.

Nga ana tjetër, sipas Biljana Gjorgjeviq, bashkë-presidente e Frontit të Gjelbër-Majtas dhe kandidate për Serbinë kundër dhunës, Vuçiq po përdor teknikën “sulmi është mbrojtja më e mirë” në një përpjekje për të larguar vëmendjen nga diçka që është akuzë jashtëzakonisht e rëndë – se regjimi qeverisës është i përgjegjshm, se parti e Vucic abuzoi në mënyrë drastike të drejtat e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore për të riformuar vullnetin elektoral të qytetarëve.

“Kjo është bërë kudo, sepse për një kohë të gjatë ky regjim është mbështetur në parregullsi të rënda zgjedhore si teknikë për të fituar pushtetin, por tashmë ky lloj abuzimi është zbuluar në një mënyrë që vështirë të mohohet dhe vëzhgues të pavarur, vendas apo te huaj, si ODIHR-I, I cili konkludoi se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të ndershme, dhe se veçanërisht rezultatet e zgjedhjeve në Beograd nuk pasqyrojnë vullnetin e shprehur lirisht të votuesve” – shpjegoi Biljana Gjorgjeviq.

Siç shtoi ajo, më te ashpër se zakonisht kanë reaguar përfaqësuesit e ministrive të punëve të jashtme të Gjermanisë, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, si dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

“Duke marrë parasysh këtë ofensivë diplomatike të koalicionit të Serbisë kundër dhunës, përkatësisht se Vuçiq është ekspozuar, atij nuk i mbetet gjë tjetër veçse të largojë vëmendjen duke sajuar komplote kundër tij, për të cilat asnjëherë nuk jep prova dhe askush nuk mban përgjegjësi” – potencoi Biljana Gjorgjevic.

Advertisement