Connect with us

Sport

Leva “fut në xhep” gjermanët: I njoh mirë, sfidë emocionale

Varshava do të mirëpresë ditën e sotme duelin Poloni-Gjermani, në vigjilje të miqësores, pasi të besuarit e Hansi Flikut e kanë siguruar biletën e kualifikimit nën petkun e organizatorëve. Nga kampi i polakëve, tekniku Fernando Santos dhe kapiteni Robert Levandovski kanë kryer “detyrat” përpara mediave. Trajneri Santos ka kërkuar përqendrim nga të tijtë, marrë në konsideratë forcën e kundërshtarit, ndërsa goleadori është dukur i qetë, si në pamje ashtu edhe frazat e cekura.

LEVANDOVSKI- “Kam kaluar shumë vite në Gjermani në planin profesional dhe ndihem krenar për këtë pjesë. Jam rritur dhe pjekur aty. Numrin më të madh të futbollistëve rivalë i njoh dhe ndajmë respekt reciprok. Kjo tablo më jep qetësi në menaxhimin e lojës, ndonëse është sfidë më vete për t’u konkretizuar ashtu siç duhet, pra finalizimi. E cilësoj si duel prestigjioz, njëkohësisht emocionale në varësi të së shkuarës. Nëse do të bëja zgjedhje mes triumfit karshi ‘pancerave’ dhe kualifikimit në ‘Euro 2024’, sigurisht zgjedh biletën për turneun e ardhshëm”, përfundoi shënuesi më i mirë në historinë e Polonisë.

FERNANDO SANTOS- “Kur përballesh me një kundërshtar të kalibrit kaq të lartë, fokusi është elementi më i paktë. E pranoj se e urrej humbjen, pra kuptohet se me çfarë synimi do të hyjmë në fushë. Shumë skenarë mund të ndikojnë në tablonë finale, prandaj përgatitjet fizike dhe mendore duhet të shtrohen si kryefjalë nga minuta e parë deri tek e fundit”, përfundoi 68-vjeçari.

Advertisement