Aktualitet
Lëvizje që t’i thotë Ramës vaff**ulo
Për analistin Fatos Lubonja duhet të dalë një lëvizje dhe t’i thotë kryeministrit Edi Rama ‘vaffanculo’.
Lubonja komentoi posterin e shumë diskutuar të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi me gishtat e mesit lart, ku tha se është normale, por varët sesi interpretohet dhe manipulohet në Shqipëri.
Këlliçi, duke qenë se është pak pjesë e klasës politike, stonon pak pasi edhe program nuk është për atë pastrimin e madh që ka nevojë Shqipëria. Ne bëjmë sikur jemi në një fushatë elektorale, por kemi denoncime që nuk janë nga deklarata e Ramës. Transport publik falas, të bën të mendosh se vështirë të bëhet pasi zgjedhjet janë të rrezikuara. Nuk është një fushatë e drejtë. Është si një film që e kam parë dhe e di fundin”, tha Lubonja.
Ai deklaroi më tej se kandidatët e PS i sheh nën hijen e posterit të Ramës që thotë ‘më votoni mua me ngjyra lart, ose këta të dy me të zezë poshtë’.
“Të mazhoranca shoh atë që thonë ‘ne kemi qeverisur mirë dhe do vijojmë’, s’ka premtime të reja. Janë të bindur se kanë punuar për të fituar zgjidhjet pasi nuk ka zgjedhje të lira. Tirana po bëhet e pabanueshme për shkak të betonit që po hidhet për të pastruar paratë. Nuk ka hapësirë të gjelbër, parqe, askush nuk i mendon këto që janë të rëndësishme. Këta që mendojnë të blejnë një apartament, janë rritur shumë çmimet. Këto ulërasin për frenimin e tij dhe ndëshkim”, tha Lubonja.