Connect with us

Shkrime

Lëvizje të rrezikshme underground në Ballkan

Protestave të reja në Serbi, e treta me radhë nën emrin “Serbia kundër dhunës”, të nxitura nga vrasjet masive të fundit në të cilat u vranë 18 persona, do t’u bashkohen të premten në Beograd traktorët e fermerëve të pakënaqur nga zemra e Shumadisë.

Partia Popullore (NS), një nga partitë opozitare që qëndron pas protestës së qytetarëve “Serbia kundër dhunës”, thotë se protesta e së premtes para Kuvendit të Serbisë do të zgjasë “derisa të plotësohen të gjitha kërkesat”

Jozyrtarisht, ka filluar edhe rekrutimi për një tubim të madh “për të mbrojtur lirinë dhe vlerat demokratike” organizuar nga Ashkrimeleksander Vucic. Qytetarët anembanë Serbisë jo vetëm që po shantazhohen që të vijnë në Beograd atë ditë, por praktikisht pothuajse po “rrëmbehen”

Ndërkohë, me dyer të mbyllura ka filluar mbledhja e rregullt vjetore e majit e Këshillit të Kishës Ortodokse Serbe (KPS), e cila zgjat dhjetë ditë dhe përfundon me publikimin e një komunikate për media, ku zakonisht renditen vendimet më të rëndësishme. Deri më tani, i vetmi vendim i njohur për publikun është se “plani franko-gjerman” për Kosovën është i papranueshëm për Kishën Ortodokse Serbe si dhe për qeverinë dhe shumicën e opozitës serbe.

Në Podgoricë, 17-vjetori i rivendosjes së pavarësisë së Malit të Zi do të festohet në të njëjtën ditë kur janë paralajmëruar protestat e mëdha të opozitës në Serbi.

Këtë fundjavë Mali i Zi gjithashtu do të inaugurojë Presidentin e tij të tretë. Në vend që të betohet në kryeqytetin malazez Cetinje, siç ka qenë praktikë deri më tani, presidenti i ri do të betohet të shtunën e 20 majit në mesditë në Kuvendin e Malit të Zi në Podgoricë, vendim ky I marrë “për shkak të vlerësimit të policisë se Millatoviç mund të jetë në rrezik në Cetinje”

Të dërguarit e posaçëm të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Stuart Pich, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në inaugurimin e Milatovic dhe janë në mesin e qindra të ftuarve në këtë ngjarje.

Milorad Dodik, president i entitetit boshnjak Republika Srpska (RS), nuk pritet të jete në Podgoricë të shtunën, pasi po përgatitet për një udhëtim të zgjatur në Rusi tre ditë më vonë (23 maj) per tu takuar me Putinin, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë për krimet e luftës në Ukrainë.

Advertisement