Rajon
Lëvizjet e dëshpëruara të Vuçiç, ndërsa Perëndimi po zhgënjehet ngadalë prej kotësive të tij

Ndërsa zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor diskutuan në Bled për “Një botë që ka dalë jashtë kontrollit”, presidenti serb u largua drejt Lindjes së Largët. Pas takimeve në Pekin me Putinin dhe Xi Jinping, ai njoftoi investime të reja dhe makina fluturuese.
Nga Kina e largët, nga një paradë ushtarake, Vucic u mburr se zgjodhi një shoqëri më të mirë dhe theksoi se kryeministri i emeruar prej tij, Đuro Macut kishte të drejtë që nuk shkoi në Slloveni.
” Gjithcka qe thote Vucic është për përdorim të brendshëm dhe për votuesit e tij” – vlerëson gazetari Andrej Ivanji teksa dhe shtoi se – në diplomaci, nga Serbia, po bëhen lëvizje të dëshpëruara, siç ishte rasti kohët e fundit kur Vuçiç shkroi një përgjigje ndaj një editoriali të ‘The Guardian’.
Nderkohe po bëhet gjithnjë e më e qartë në vendet perëndimore, kryesisht në Bashkimin Evropian, me të cilët kanë të bëjnë, se presidenti Aleksander Vucic është një njeri që po e zhgënjen veten ngadalë.
“Vuçiç nuk ka aleatë as në Lindje dhe as në Perëndim. Ai ka vetëm partnerë që dinë shumë mirë si të përfitojnë dhe të shfrytëzojnë kotësitë e tij” – deklaroi komentatori politik dhe gazetari Boshko Jakshiç

