Connect with us

Bota

Lëvizjet e dyshimta “tradhtojnë” 28-vjeçarin shqiptar, në momentin e ndalimit i kapen 30 kg drogë

Policia italiane ka arrestuar tre shtetats për posedim të 30 kg marijuanë. Në pranga ka rënë një shqiptar 28-vjeçar dhe dy italianë të moshës 50 dhe 40 vjeç, raportojnë mediat e huaja.

Operacioni nisi në datën 20 tetor, ku autoritetet italiane kanë vënë re në rrugë një nga tre të dyshuarit, të riun shqiptar dhe kanë vendosur ta kontrollojnë atë dhe banesën e tij për shkak të nervozizmit të tij. Qëndrimi nervoz i 28-vjeçarit ka shtyrë ushtarakët të shtrijnë kontrollin edhe në shtëpinë e tij. Me të mbërritur në shtëpinë ku ndodheshin pesë persona të tjerë, ushtarët gjetën dhe sekuestruan rreth 30 kg hashash të ndarë në pako nga 5 kg secila, brenda të cilave lënda ishte e paketuar në blloqe 100 gramësh.

Gjithashtu raportohet se në bastisjen e shtëpisë së shqiptarit, u gjetën edhe 5 persona të tjerë, 3 meshkuj italianë dhe dy femra, një italiane dhe një bullgare.

Advertisement