Kronike
Lëvizte me kallashnikov dhe municion luftarak në automjet, arrestohet 37-vjeçari, e pëson edhe pasagjeri
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar, i cili kishte fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në bagazhin e makinës që drejtonte.
Po ashtu në pranga është vënë edhe një shtetas tjetër, i cili ishte pasagjer, për moskallëzim krimi.
“Blutë” kanë sekuestruar armën dhe municionin luftarak. Njoftimi i policisë:
DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Covered”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Kishte fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, në bagazhin e automjetit që drejtonte, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.
Vihet në pranga edhe pasagjeri në automjet, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe municioni luftarak.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Covered”.
Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Valas”, Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:
-37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
– 32 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë kontrollit në automjetin shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.