Sport
Lewandowski akuzon: Gjyqtarët spanjolë po ‘vrasin’ La Ligën…
Ndërkombëtari polak i katalanasve deklaroi se La Liga nuk është një kampionat sulmues dhe gjyqtarët spanjolë janë ata që e bëjnë këtë.
“Gjyqtarët keqinterpretojnë shumë situata. Nuk e di kush është përgjegjës për këtë. Ndoshta ata do të donin të reagonin ndryshe, por ndoshta kanë disa udhëzime paraprakisht, çfarë duhet t’i kushtojnë vëmendje, çfarë jo. Natyrisht, La Liga nuk dëshiron të promovojë lojën sulmuese”, beson Lewandowski.
“Arbitrat duhet të jenë të vetëdijshëm se Osasuna është një ekip që nuk dëshiron të luajë futboll, lojtarët simulojnë, provokojnë, bëjnë faulle shumë. E kuptoj që është një situatë e vështirë për gjyqtarët. Ndonjëherë i lejojnë skuadrat ta vrasin lojën, në vend që të tolerojnë ata që duan të luajnë futbll”, theksoi sulmuesi polak.