Connect with us

Kosova

LIBE ndez semaforin jeshil/ Hiqen vizat për qytetarët e Kosovës

Komisioni për Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme i Parlamentit Evropian ka miratuar liberalizmin e vizave për Kosovën, e cila ishte në rendin e ditës të Komitetit.

“Me 47 vota pro, 8 kundër dhe 4 abstenime, komisioni dha dritën jeshile për miratimin përfundimtar të legjislacionit, i cili do t’i lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në BE pa kërkuar një vizë, për periudha deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore”, thuhet në njoftimin e LIBE-s.

Tani është hapur rruga për votimin final të Rregullores 2018/1806 në seancën plenare të Parlamentit Evropian, që pritet të mbahet më 18 prill 2023.

 

Advertisement