Connect with us

Kosova

Liberalizimi i vizave për Kosovën në fazën finale

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka bërë të ditur se më 23 mars do të votohet në Komisionin për Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme, çështja e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa, seanca plenare parashihet të mbahet më 18 prill.

Sipas tij liberalizimi i vizave për Kosovën është punë e kryer. Kjo pasi Këshilli i Bashkimit Evropian, institucioni kryesor që e ka bllokuar procesin, e kaluar ka miratuar në lexim të parë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Rregullat e reja të lëvizjes në Bashkimin Evropian i mundësojnë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh, në çdo periudhë 180-ditore dhe se keto rregulla do të aplikohen më së voni më 1 janar 2024, atëherë kur do të aplikohet edhe sistemi ETIAS.

Advertisement