Connect with us

Aktualitet

Liçaj: Diskriminimi selektiv qeveritar ndaj artistëve

Aktori i mirënjohur Neritan Liçaj, njëkohësisht njëri nga aktivistët më dinamik në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe jo vetëm, ishte sot i ftuar i gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra në Ntv.

Aktori Liçaj me pasionin që e karakterizon në role dhe në jetë tha se politikat diskriminuese të qeverisë Rama janë të patolerueshme. Sipas Liçaj fakti që i rriten rrogat artistëve të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe një gjë e tillë nuk bëhet për aktorët e Teatrit, Biblotekës dhe institucioneve të tjera kulturore në rastin më të mirë është diskriminim i pastër!

Sipas Liçaj kryeministri Edi Rama ka njl inat të vjetër me Teatrin që kur ishte ministër kulture dhe kur u bë kryeministër e prishi Teatrin Kombëtar me një vendosmëri të paligjëshme qe duhet patjetër të japë llogari përpara ligjit dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ne duam Teatrin Kombëtar aty ku ishte dhe ashti siç ishte – tha aktivisti Neritan Liçaj i cili ka protestuar për dy vite në mbrojtje te Teatrit Kombëtar!

Pyetjes së gazetarit Artur Nura nëse ai për shkak të kësaj eksperience protestash ishte politizuar personalisht, Liçaj ju përgjigj se të gjithë jemi të politizuar, por jo në dimensione partiake.

Liçaj shtoi se kjo qeveri abuziviste duhet të iki një orë e më parë nga pushteti të cilin po e vujnë të gjithë shqiptarët nga korrupsioni galopant dhe mungesa e ekonomisë dinamike dhe krizës ekonomike.

Aktori Neritan Liçaj më tek foli për projektet artistike në Teatër të cilat tashmë tha aktori i kryejmë te Turbinat në kushte aspak profesionale si nga pikëpamja akustike ashtu edhe të kushteve të tjera infrastruktutore!

Advertisement