Connect with us

Kosova

Liderët e BE janë duke përqafuar politikën mafioze e nacionaliste të Vuçiçit

Toby Vogel, ekspert i politikës së jashtme evropiane, duke komentuar rreth vizitës së paralajmëruar në Serbi të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se liderët e Bashkimit Evropian (BE), aktualisht janë duke përqafuar politikën mafioze të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili konsiderohet të jetë faktori kryesor i destabilitetit në rajon.

“Liderët e BE-së – politikat e të cilëve kanë qenë të fokusuara ndaj Beogradit për vite me radhë – aktualisht janë duke përqafuar plotësisht taktikat mafioze, antidemokratike dhe ultranacionaliste të Vuçiçit” – ka shkruar Vogel në një koment në platformën “X”.

Presidenti Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 dhe 30 gusht. Kjo do të jetë vizita e dytë e presidentit francez në Beograd në pesë vitet e fundit. Serbia dhe Franca së fundi kanë arritur një marrëveshje për avionët luftarakë Rafale gjatë vizitës së presidentit serb në Paris.

Kujtojmë gjithashtu se vizita e presidentit francez zhvillohet në një kohë  tensionesh mes Kosovës dhe Serbisë. Në prill të këtij viti, presidenti i Francës kërkoi nga Prishtina e Beogradi përmbushjen e të gjitha obligimeve që burojnë nga marrëveshja e fundit për normalizimin e marrëdhënieve.

Advertisement